Veseli: Politika nganjëherë është teatër, por tragjeditë nuk mund të jenë të tilla

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia nuk mund të diskutojë rreth mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, pasi sipas tij, propozuesi i kësaj seance, Lëvizja Vetëvendosje nuk ishte e pranishme.

“Propozuesi nuk mori pjesë, në rrethanat të tilla nuk mundet të diskutojmë. Më vjen keq që po dal këtu për arsye se politika nganjëherë është teatër, por tragjeditë nuk duhet të shndërrohen në diçka të tillë. Do të ishte mirë të vinin në mbledhje”, ka thënë Veseli.

“Pyetni deputetët nëse kanë pasur presion, pyetni ata duhet të përgjigjen, kanë liri absolute. As nuk më kanë pyetur kur e kanë nënshkruar as kur e kanë tërhequr nënshkrimin. Pyetni deputetet”, ka thënë veç të tjerash ai.

Të ngjashme