Veseli porosit LDK-në: Mos i “fërkoni duart”, nuk do të ketë zgjedhje

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 12:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur lidhur me kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka porositur LDK-në që të mos i “fërkoj duart” për zgjedhje sepse sipas tij nuk do të ketë.

“Do të ketë marrëveshje në interes të Kosovës. Siç duket LDK-ja po e dinë që nuk është rendi i zgjedhjes dhe sa më shumë po flasim për dialogun ata po intensifikojnë zgjedhjet, është mirë me marr përgjegjësi dhe mos me mendu vetëm për çështje të ngushta politike, ne do të vazhdojmë. LDK mos ti fërkon duart për zgjedhje sepse s’do të ketë”, thënë Veseli.

Të ngjashme