Veseli: Puna e Ismailit në shëndetësi, do të jetë model për mua si kryeministër

Prishtinë | 19 Gus 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Odën e Farmacistëve të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Veseli me këtë rast ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do të jetë model për luftën kundër korrupsionit.

Ai përmes një statusi në FCB ka thënë se me vendime të guximshme ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me vendime të guximshme, ministri Uran Ismaili ka arritur të bëjë atë që nuk e ka bërë askush për dy dekada në shëndetësi. Kështu ndodh kur vendosim njerëz të rinj në pozita udhëheqëse dhe u japim mundësi.

Në takim me përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës theksova se shembulli i shëndetësisë, që për herë të parë udhëhiqet nga PDK—ja, me mua si kryeministër do të jetë modeli i luftës sonë kundër korrupsionit.

Me gjashtë milionë euro të shpëtuara duke luftuar korrupsionin në shëndetësi, ne tani çdo vit mund të investojmë më shumë dhe të ndërtojmë spitale të reja, të blejmë aparaturë të re dhe barna shumë më cilësore. Kjo është zgjedhja që duhet ta bëjnë qytetarët e Kosovës: t’i investojnë miliona euro në korrupsion apo miliona euro në investime konkrete. Duke bërë zgjedhjen e duhur, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!

Të ngjashme