Veseli: Sot 20 vjet, Serbia nënshkroi kapitullimin mbi Kosovën

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 20 vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës ku Serbi pranoi humbjen e luftës në Kosovë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas 1 shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet, në ditën që Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin përfundimtar.

“Si sot 20 vjet më parë, në Kumanovë, Serbia u gjunjëzua, duke nënshkruar kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës. Pas 1 shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet”, ka shkruar Veseli.

Të ngjashme