Veseli u flet pjesëmarrësve të seminarit të NATO-s për krijimin e FAK-ut

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 22:02 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka folur pjesëmarrësve të Seminarit Rose-Roth për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Përpos krijimit të FAK-ut, ai ka thënë se temë diskutimi ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Me pjesëmarrësit e seminarit Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, kaluam çaste të bukura dhe shkëmbyem ide për sigurinë e rajonit tonë. Vend të rëndësishëm në bisedimet tona zuri edhe çështja e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës si dhe tema e procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme