Veseli: Vdekja e hershme e Kryeziut është një humbje e madhe për Kosovën

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes së Latfi Kryeziut, i cili vdiq ditën e sotme.

Veseli ka vlerësuar se vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën.

Telegrami i ngushëllimit:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mikut tim Latif Kryeziu, sipërmarrësit të suksesshëm që krijoi mijëra vende pune dhe atdhetarit të madh që dha mbështetjen meritore për kauzën tonë kombëtare.

Vdekja e hershme e tij është një humbje e madhe për Kosovën.

Latif Kryeziu arriti ta vendosë vendin tonë në hartën e bizneseve ndërkombëtare dhe kompanive multinacionale, duke sjellë tek ne brendin e mirënjohur “Shell”.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!

Ta kujtojmë përherë për veprat e mira që la pas!

Të ngjashme