Veseli viziton një çerdhe në kryeqytet: Edukimi parashkollor do të jetë obligativ

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të fushatës së tij zgjedhore, vizitoi një kopsht në Prishtinë, ku shpalosi disa nga prioritetet e tij, raporton EkonomiaOnline.

Aty Veseli u prit nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe nga fëmijët e këtij kopshti.

Gjatë këtij takimi, Veseli tha se fokusi i tij do të jetë futja obligative e fëmijëve nga 0-6 në edukimin parashkollor.

“Kjo çerdhe krijon një premisë për fëmijët, sa më herët te fillojnë aq më të suksesshëm do të jenë. Fokusi  im është të bëhet futja obligative nga 0-6 vjeç, edukimi parashkollor. Kam parapa edhe ndërtimin e 300 çerdheve“, u shpreh Veseli.

Më tej, ai theksoi se familja ka një rol shumë të rëndësishëm e për këtë ai premtoi se do të stimulojnë rritjen e tyre.

“Familja luan një rol te rëndësishëm fuqizimi do të stimulojmë me politikat tona lindjen  e fëmijëve të tretë me 1000 euro fëmijën e katërt me 1500 euro. Për aq sa familjet që kanë tre fëmijë kanë me pas subvencionimin e kredisë 30% për tre fëmijë., katër fëmijë e tutje do ta kenë 50%.” tha ai.

Orientimi ynë është rritja e familjes edhe përgatitja e fëmijëve tanë që të jenë pranë me fëmijët evropianë, shtoi më tutje Veseli.

Gëzime Rexhepi Çollaku, drejtoreshe e kopshtit, tha se si institucion kanë për qëllim zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

“Me shumë kënaqësi ju kam prit, keni ardh ne një institucion ku çdo gjë rritet dhe zhvillohet,  pra prej një faze të hershme. Në fokus  kemi zhvillimin  e fëmijërisë  së hershme.” u shpreh Rexhepi-Collaku.

Ajo i përmendi Veselit një problematikë me të cilën vazhdojnë të përballen.

“Sfida më e madhe e këtij profesioni janë pushimet e lindjes. Kur i tërë personeli është i punësuar, kur të gjitha punëtorët kalojnë në procesin e lindjes edhe automatikisht unë kam me dëgjuar kur njëra është shtatzëne e kur kthehet tjetra është sfidë shumë e madhe. Më s’di a ja vlen me diskutua”, përfundoi ajo.

Ndërsa, Veseli theksoi se me futjen obligative nga 0-6 në edukimin parashkollor dhe hapjen e 300 çerdheve të reja, do t’ ju krijojë pastaj hapësirë grave që të kenë qoftë aktivitete të punësimit, ndërmarrësisë, që mos të jenë të varura vetëm nga situata familjare”, tha ai

Së bashku me Veselin, e pranishme ishte edhe kandidatja për deputete Dhurata Hoxhaj.

Të ngjashme