Veseli zhvillon video konferencë me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një video konferencë ndërkombëtare së bashku me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropin, Rainer Wieland, njëherësh anëtar i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel, CDU.

Veseli i është bashkuar kësaj video konference në të cilën ishin prezentë edhe nxënës nga Gjermania dhe Republika e Kosovës, të cilët prezantuan shpikjet e tyre inovative në fushën e teknologjisë informative.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli njihet për mbështetjen e madhe që i jep sektorit të rinisë në fushën e teknologjisë informative dhe me propozim të tij është formuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila mbështetë idetë dhebprojektet e të rinjve në këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme