Vetëvendosja paralajmëron takim me LDK-në

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 11:47 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se sot mund të ndodh takimi ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit.

“Ne ka gjasa që sot të ndodhë një takim dhe besoj që do të informoheni. Jemi të interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e dini këtë zvarritje të madhe prej dy muajsh dhe vërtetë ne nuk kemi kohë për të humbur. Ne me partnerin e koalicionit tashmë kemi përafruar çështjet programore, ka pasur komunikim dhe do të informoheni shpejt”, tha ajo.

Të ngjashme