Vetëvendosje thërret protestë para Kuvendit

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 22:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë shtypi në mbrëmje, iu ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në ora 10, të mblidhen para Kuvendit të Kosovës.

Glauk Konjufca tha se vetëm kështu e ndalin kontrabandimin e demarkacionit. Sipas tij, Qeveria i ka humbur faktet me debatin e sotëm. “Në shënjimin e kufirit nga Komisioni Shtetëror, baza ka qenë vetëm në kadastër”.

Kurse, Dardan Sejdiu tha se nëse deri nesër në ora 10, kjo qeveri nuk tërhiqet nga vendimi, ajo do t’i bartë pasojat e krejt asaj që do të ndodhë më pas.

“Afër 12 orë debat vërtetoi pakontestueshëm që Hashim Thaçi e Isa Mustafa tash e 12 muaj s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humb mbi 8 000 hektarë”.

“Sot u vërtetua që komisioni shtetëror për demarkacion është komision i padijshëm, jokompetent dhe rrjedhimisht mashtrues, që ka nxjerrë vendime pa kurrfarë baze”.

“Sot u vërtetua edhe arroganca e papranueshme e Qeverisë së Kosovës, e cila përkundër disfatës në nivel faktesh e argumentesh, thirri urgjentisht mbledhje për ta proceduar demarkacionin. Qeveria nesër në 09:00 do të mblidhet për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët”.

“Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, tha Dardan Sejdiu, në këtë konferencë.

Të ngjashme