Vetëvendosjes i largohet një kryetar dege

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Nevzad Isufi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan. Burime të Gazetës Express mësojnë se Isufi ka dhënë dorëheqje poashtu edhe nga posti i asamblistit në Kuvendin Komunal.

Nevzad Isufi ishte zgjedhur kryetar i degës në korrik të vitit 2018, ndërkaq nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së tij nga ky post.

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë Isufin për të marrë një qëndrim lidhur me arsyjen e dorëheqjes por që i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Ish-deputeti i VV-së nga Gjilani, Ismajl Kurteshi dje ka pasur një reagim në Facebook lidhur me disa raportime se aktivistë të VV-së janë rrahur mes vete në degën e kësaj partie atje, por që nuk dihet nëse ka të bëjë me dorëheqjen e kryetarit të degës.

“Reagim në lidhje me postimin e publikuar sot nga individ dhe portale të caktuara, për gjëja rrahjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan po them: Mos qofsha në lëkurën e atyre që gënjeshtrën e kanë ushqim, e kanë zanat”, ka shkruar Kurteshi.

Të ngjashme