Vjen reagimi i Qeverisë së Kosovës: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, kësisoj numri i viktimave po vazhdon të rritet.

Derisa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme i kanë dal në mbrojtje Izraelit.

Nga kjo ministri përmes një postimi në Twitter kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

Kujtojmë që luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit.

Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.

Ditën e djeshme nga bombardimet e ushtrisë izraelite u shkatërruan në Rripin e Gazës disa ndërtesa.

Të ngjashme