Vjosa Osmani gjithë karrierën e ka ndërtuar duke u marrë me PDK-në e Thaçin

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me intervistën e Vjosa Osmanit, e cila ka akuzuar për shumë gjëra negative që kanë ndodhur në Kosovë, pikërisht subjektin politik të znj. Ismaili.

“E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin”, ka shkruar Ismaili, në një postim në faqen e saj në Facebook.

Postimi i plotë nga Besa Ismaili:

E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin!

Ndërsa gjatë muajve të fundit, e kemi parë teksa shumë e ka përdorur edhe Albin Kurtin për të promovuar veprimtarinë e saj politike, për një koalicion që edhe ajo ishte e bindur se do të dështonte.
Përsëri metodologji e njejtë, dhe tash ata që i dhanë mbështetjen për kandidate për kryeministre, së paku kështu u vetdeklarua, përnjëherë qenkan jo të duhur për kabinet qeveritar. Të gjitha këto për më pak se gjysmë viti.

A e meritojnë qyetetarët këtë shpërputhje dhe përfitim elektoral, në një anë “guxim ndaj krimit” në anën tjetër, viktimizim?

Të ngjashme