Von Cramon: Me rëndësi që u ruajt paqja dhe u gjet zgjidhja për targat

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se marrëveshja e arritur këtë të enjte në Bruksel tregon se sa mund të arrihet nga Kosova dhe Serbia.

“Shumë e rëndësishme që u ruajt paqja dhe u gjet zgjidhja në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për krizën e targave të veturave”, është shprehur Von Cramon, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo tregon se sa mund të arrijmë bashkë kur Kosova dhe Serbia kanë vullnetin të bëjnë kompromis dhe të negociojnë”.

Të ngjashme