Vota e Arifit ishte legjitime, Albin Kurti s’mund të kthehet kryeministër

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 23:38 | Nga Ekonomia Online

Analisti Ramush Tahiri ka folur për vendimin që do ta merr Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Tahiri në Debat të RTK-së ka thënë se Kushtetuesja s’do të marrë vendim që votën e Arifit ta shpallë të pavlefshme dhe se këtij të fundit nuk mund t’i merret mandati pasi që ai është përfaqësues i popullit.

“Deputeti është legjitim derisa t’i merret mandati nga Kuvendi dhe derisa Komisioni për imunitet dhe mandate nuk ia merr mandatin dhe në vend të tij nuk vjen dikush tjetër. Kushtetuesja e konstaton gjendjen dhe ajo tash nuk ka lëndë, por po bëhet një kthim në pozicion. Te rasti i Pacolli ishte ndryshe, andaj Kurti nuk kthehet në detyrë në asnjë mënyrë”, tha Tahiri.

Sipas tij, nuk është votë përcaktuese ajo e deputetit Arifit, pasi po mos të ishte ai, do të ishte dikush tjetër si deputet i certifikuar, andaj çdo vendim është legjitim.

Të ngjashme