Votohet Projektligji për pagën minimale, Policia rrethon Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për seancë plenare me pikat e papërfunduara. Njëra ndër to është edhe Projektligji për pagën minimale, raporton Ekonomia Online.

Ky ligj është duke u kundërshtuar fuqishëm nga veteranët e UÇK-së pasi që nuk janë përfshirë në të.

Kujtojmë se para disa ditësh pati edhe protesta nga veteranët e dalur nga lufta, protestë kjo e cila edhe eskaloi, ku u panë të lënduar disa veteranë, një zyrtarë policor e gjithashtu edhe disa gazetarë.

E për këtë duket se Policia e Kosovës ka marrë masa. Ata kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës për të ofruar siguri të plotë për të zgjedhurit e qytetarëve.

Të ngjashme