Vuçiç për Kurtin: Ai mendon se bota lindi kur fitoi zgjedhjet

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Vuçiç tha se Kurti mendon që bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet në ‘Kosovë dhe Metohi’, dhe përsëriti se është e rëndësishme të bisedohet, por që ata nuk duan një kompromis në Prishtinë.

Kur u pyet për deklaratën e Kurtit për “Monde” franceze se ai ende e konsideron Kosovën një territor që Serbia duhet ta kthejë një ditë, Vuçiq tha se ai e kuptoi nga deklaratat e tilla që Kurti nuk e kuptonte plotësisht realitetin.

“E kuptoj dhe kjo është arsyeja pse nuk them që gjërat janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton që gjërat nuk janë të shkëlqyera as për ta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet, “u tha Vuçiç gazetarëve në Rudna Glava, raporton b92.

Të ngjashme