Vuçiq komenton takimin që pati me këshilltarët e Merkelit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot me rastin e takimit që pati mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg, dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel sot se pret që gjatë muajit prill të ketë lëvizje dhe përpjekje të reja nga BE që gjërat në terren të lëvizin.

Ai megjithatë shtoi se “nuk kanë rënë dakord me Prishtinën”, sepse sipas tij “gjermanët nuk po negociojnë me Prishtinën, por ne, kurse negociata nuk ka”, transmeton Klan Kosova.

Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel gjatë së vizitës në Kosovë të hënën u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas burimeve të Klan Kosovës Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg i kanë thënë shefit të ekzekutivit kosovar të heq taksën, pasi që Beogradi më pas do të kushtëzoj dialogun me platformën, e Prishtina nuk do të fajësohet për bllokim të procesit, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme