Vuçiq: Marrëveshje bilaterale me ShBA-në, jo trepalëshe

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni serb nënshkroi një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara në Washington, mbi bashkëpunimin ekonomik me Prishtinën, dhe jo një marrëveshje trepalëshe, dhe në të Prishtina nuk përmendet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Kështu tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq sot në Washington.

Nuk ka asnjë pikë dhjetë në tekstin e marrëveshjes, nuk ka njohje, njerëzit në Serbi mund të qëndrojnë të qetë, theksoi ai, raporton Tanjug.

Të ngjashme