Vuçiq-Stoltenbergut: Serbia është 100 përqind e angazhuar në dialogun me Kosovën

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se prezenca e KFOR-it në Kosovë nënkupton qetësi për të gjithë rajonin.

“Ne kishim pyetje në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajoni”.

Temë në mes tyre ishte edhe dialogu, për të cilin Vuçiq i tha Stoltenberg se Serbia është e angazhuar 100 përqind në proces, njofton Klan Kosova.

Stoltenberg ka thënë se NATO është duke pritur bashkëpunimin e ardhshëm me Serbinë.

Gjithashtu, duke folur për pranimin e mundshëm të Serbisë në aleancën e NATO-s, Stoltenberg tha se Serbia ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj.

Por, Vuçiq ka thënë se Serbia mbetet ushtarakisht neutrale, shkruan B92.

Të ngjashme