Vujiçiq mbështet Thaçin për dialogun

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:30 | Nga

Përfaqësuesi i malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, beson se Presidenti Hashim Thaci është njeriu i duhur për ta udhëhequr fazën finale dialogut me Serbinë.

Vujiciq i kupton kritikat e partive opozitare që kundërshtojnë Presidentin e Kosovës, por ka kërkuar që inatet personale të lihen anash.

“Presidenti Hashim Thaçi, si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet me përvojë të cilën e ka arritur në procese të vështira bisedimesh, është sigurisht personi me kompetent dhe kredibil të udhëheqë bisedimet me Serbinë”, thuhet në një komunikatë për media.

“Janë të pakuptueshme kritikat e disa partive politike shqiptare të opozitës, të cilat e kundërshtojnë udhëheqjen e bisedimeve nga Hashim Thaçi. Animoziteti personal dhe interesi politik duhet të përjashtohen në këtë rast, sepse nga ecuria e këtyre bisedimeve varet e ardhmja jo vetëm e serbëve dhe shqiptarëve, por e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor”.

“Ne besojmë në dëshirën dhe fuqinë e dy presidentëve dhe jemi të sigurt që me gjithë pjesën e tyre të dhimbshme, bisedimet do të mbyllen me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

“Me këtë marrëveshje do t’i vihet pika urrejtjes shekullore në mes serbëve e shqiptarëve, e cila ka sjellë luftë, ndarje e vuajtje pothuajse në secilën shtëpi. Është koha që kësaj t’i vijë fundi dhe së bashku me shqiptarët e serbët të ndërtojmë të gjithë një të ardhme prosperuese për ne dhe fëmijët tanë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme