Vulin-Haradinajt: Përpjekja për të hyrë me ushtri në Veri do të përfundojë me ikje

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka thënë se përpjekjet e kryeministri Ramush Haradinaj, për të hyrë me ushtri në Veri të Kosovës do të dështojnë.

“Haradinaj dëshiron të përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Ai e di se president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka frikë prej tij, pasi ai e di se përpjekja e tij për të hyrë në ushtrinë në veri të Kosovës do të përfundonte me ikje dhe shpërbërje”, tha Vulin për mediat serbe.

Ky reagim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të Haradinajt ku tha se shqiptarët nuk e ngacmojnë Veriun dhe se kush e prek kufirin ai aty do të na gjejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme