Vulini do t’ia mbyllë gojën: Pendarovski le të heshtë për Serbinë

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i mbrotjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka porositur sot kryetarin e Maqedonisë së veriut Stevo Pendarovski se si Serbia do të zgjidhë problemin e saj të “brendshëm” me Kosovën nuk është temë për të, dhe ashtu si “hesht për Shqipërinë e madhe duhet të heshtë edhe për Serbinë”.


“Nëse ideja e përkufizimit është ‘e tmerrshme dhe e padenjë për shekullin XXI’, atëhetë do të mund ta tërhiqte njohjen e Kosovës nga fillimi i shekullit XXI, apo ta dëonjë agresionin e NATO-s ndaj RFJ-së, në fund të shekullit XX, i cili ka shkaktuar pastrimin etnik të serbëve nga Kosova”, ka thënë Vulin, duke komentuar deklaratën e kryetarit maqedonas se “ideja për korrigjimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës është e paimagjinueshme”.

Vulin ka shtuar se “mos i ka shpëtuar pa e parë se në hartën e ‘Shqipërisë së madhe’ gjendet edhe gjysma e Maqedonisë Vriore” dhe e ka këshilluar që nëse jo, “le t’ia tregojë kryetari i Sobranjës Xhaferi”, i cili, sipas Vulinit “me kënaqësi para kamerave e tregon”. “Nëse hesht për ‘Shqipërinë e madhe’, le të heshtë edhe për Serbisë”, ka thënë Vulin sipas medieve serbe.

Të ngjashme