VV-ja nuk do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 11:00 | Nga Kastriot Kokollari

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për ndihmë financiare, raporton Ekonomia Online.

Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht Hekuran Murati, ka deklaruar se nuk do të votojë për Qeverinë jolegjitime.

“Nuk mund të marrim në këtë votim. Nuk do t’i ndihmojmë një Qeverie e cila është jolegjitime”.

“Ashtu siç i keni siguruar votat në kohë pandemie për rrëzimin e qeverisë, besoj se do t’i siguroni edhe votat e nevojshme për këtë marrëveshje”, deklaroi Murati. 

Të ngjashme