VV: Qeveria Kurti kurseu rreth 50 milionë euro për 56 ditë nga ndërprerja e kontratave të dëmshme

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për 56 ditë, Qeveria Kurti ka kursyer rreth 50 milionë euro nga ndërprerja e kontratave të dëmshme.

Kështu ka thënë ky subjekt politik nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, gjersa kanë treguar kontratat milionëshe që janë anuluar nga Qeveria e Kosovës.

“Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar tenderin për furnizim me dokumente identifikuese dhe Ministria e Tregtisë ka anuluar tenderin për marrjen dhe bartjen e mostrave të naftës deri në laborator për testim”, thuhet në fotografinë e publikuar nga VV-ja.

Të ngjashme