Weber: Procesi i zgjerimit do të vdes vitin e ardhshëm nëse Gjermania s’e eliminon rezistencën e Macronit

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Eksperti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur për rolin e Gjermanisë pa Merkelin, në negociatat mes Kosovë dhe Serbisë.

Weber thotë se roli i Berlinit në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rivendoset nga Qeveria e re, meqë thotë se në vitet e fundit nuk është që ka mbetur shumë nga roli drejtues i Merkelit dhe politika e BE-së për zgjerim në përgjithësi.

“Në qoftë se Merkel do ta kishte marrë seriozisht rolin e saj drejtues, siç e kishte në vitin 2011-2013, ajo do ta mbyste qysh në fillimin e vitit 2018 idenë e rrezikshme për shkëmbime territoresh dhe do të hynte në një luftë serioze me presidentin Macron për minimin e tij serioz të procesit të zgjerimit dhe bllokimit të liberalizimit të vizave”, ka thënë eksperti nga DPC-ja.

Ai thotë se për gjithë këto çështje, marrëveshje e koalicionit të Qeverisë së re në Gjermani është premtuese, meqë aty janë edhe të “Gjelbërit.

“Kështu që pres më shumë nga ministrja Baerbock që të kap atë rolin drejtues gjerman sesa kancelari Scholz i cili ende nuk është familjarizuar me Ballkanin perëndimor”, ka thënë Bodo Weber.

Ai në fund thotë se pas zgjedhjeve presidenciale në Francë, Gjermania duhet të ketë diskutime serioze me Mcronin për të ringjallur procesin e zgjerimit, meqë presidenti francez është kundër.

Weber thotë se pa e hequr një rezistencë të tillë të Macronit, procesi i zgjerimit do të jetë i vdekur në vitin e ardhshëm.

“Pa perspektivën e anëtarësimit në BE, nuk do të ketë rol drejtues të BE-së në dialog, s’do të ketë avantazh ndaj Serbisë. Sapo të kapërcehet kjo pengesë, Berlini dhe Uashingtoni duhet të bashkojnë forcat në një rivendosje të negociatave”, ka përfunduar Weber.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme