Xhavit Haliti e quan qesharak Forumin e liderëve, shefat e partive i quan pronarë të subjekteve të tyre

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, ka kritikuar nismën e kryeministrit, Avdullah Hoit, për takim me liderët e partive politike në të cilin ishte planifikuar që të diskutohej për rrjedhën e dialogut të Brukselit.

Haliti një nismë të tillë e ka quajtur qesharake, derisa ka aluduar se Hoti bashkë me krerët e partive të tjera politike po synojnë të përjashtojnë sovranin nga një proces i tillë.

Ish-nënkryetari i Kuvendit kryetarët e partive politike i ka cilësuar si pronarë të cilët shfrytëzojnë deputetët si makineri votimi, derisa i ka bërë thirrje Hotit që të raportoj edhe në Kuvend dhe tek presidenti.

Të ngjashme