Yagcilar: Qeveria është e përkushtuar të ndërtoj administratë publike transparente dhe llogaridhënëse

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri Administratës Publike, Mahir Yagcilar sot takoi një delegacion nga Uashingtoni  të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të kryesuar nga zëvendës-presidentja, Karen Sessions.

Yagcilar shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe popullin e sajë si dhe falënderoj zëvendës-presidenten e MCC-së znj. Sessions, për kontributin e rëndësishme që MCC po jep në adresimin e sfidave kryesore të zhvillimit të Kosovës.

Temë e veçantë e diskutimit në takim ishin arritjet e fundit të Ministrisë së Administratës Publike duke përfshirë miratimin e pakos legjislative të reformës së administratës publike nga Kuvendi i Republikës së Kosovoës  si dhe iniciativën për hapjen e të dhënave të qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të ndërtuar nj administratë publike profesionale, transparente, llogaridhënës dhe efikase. Në këtë aspekt, fokus i rëndësishëm i Ministrisë së Administratës Publike është edhe hapje e të dhënave që prodhojnë institucionet publike, me qëllim nxitjen e inovacionit, zhvillimit si dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse.”, tha Ministri Yagcilar

Ndërsa, zëvendës-presidentja, Karen Sessions, falënderoi Ministrinë e Yagcilar dhe Ministrinë e Administratës Publike për përkrahjen dhënë MCC-së në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme të punës dhe nënvizoj rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes MCC-së dhe Ministrisë së Administratës Publike.  

Të ngjashme