Zana Avdiu: VV-ja si një student që i jep zor një natë para provimit

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se ai po sillet sikurse është kryeministër vetëm i komunave ku partia e tij është në balotazh.

Kritika Avdiu kishte për VV’në, ku edhe ka thënë se Kurti ka sjellje jo korrekte.

“Jo korrekte është sjellja e kryeministrit, ai po mendon si duket që është vetë në fushatë dhe është duke garuar vetë. Po harron se ai është kryeministër edhe i Pejës, edhe i Ferizajit dhe qytetet e tjera ku ka humb Vetëvendosje”, ka thënë ajo.
Tutje Avdiu tha se VV mund të krahasohet me ‘studentët që përgatiten për provim vetëm një ditë para provimit”.

“Vetëvendosje po sillet si ata studentët që tërë kohën veç rrinë, shëtisin dhe nuk përgatiten për provime dhe një natë para provimit tentojnë me dhënë maksimumin me mbërri diçka. Dhe rezultati më i mirë i kësaj është një 6 e lodhtë. Vetëvendosje krejt kapacitetet e saj është kah i vendos në ministra, parlament në funksion të kandidatëve të saj të cilët janë në garë”, theksoi Avdiu.

Të ngjashme