Zëdhënësja e PSD-së thotë se Arben Vitia duhet të japë dorëheqje

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka deklaruar sot se përgjegjësinë më të madhe për rastin e 26 vjecarit nga Gjilani që vdiq dje e ka ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia.

Ajo ka deklaruar se Vitia tashmë do të duhej të kishte dhënë dorëheqje.

“Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast. Ngushëllimet e sinqerta shkojnë për familjen që iu desht të përballet me këso tragjedie të tmerrshme në këto momente të pakëndshme izolimi e distancomi”, ka shkruar Kuci në Facebook.

E njëjta ka deklaruar se nuk duhet të jepen vlerësime të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të të ndjerit.

“Ndërkohë të mos biejmë pre e vlerësimeve të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të tij. Nuk është nxitje e urrejtjes kërkesa për drejtësi por është e drejtë dhe legjitime. Kritika është me vend dhe e domosdosshme sepse përgjegjësia është e madhe. E përgjegjësinë më të madhe në dorë e ka Ministri Vitia i cili do të duhej tashmë të dorëhiqej nga pozita e tij”, ka shkruar ajo.

Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për…

Gepostet von Natyra Kuçi am Montag, 4. Mai 2020

Të ngjashme