Zeka: Paralajmërimi për tërheqjen e ushtrisë të merret seriozisht

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimet amerikane dhe paralajmërimet e ShBA-së i ka shprehur kryetari Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka. Zeka ka thënë se orët në vijim të qeverisë së Kosovës duhet të jenë veprime të cilat reflektojnë për të mirë.

“Jo ditët në vijim, por pres që në orët në vijim pres qe Qeveria e Kosovës të reflektoj. Kërkesa vjen nga shteti kryesor që i ka ndihmuar shtet ndërtimit të Kosovës. Është shteti që ka 650 trupa ushtarësh në Kosovë, është shteti që ka kontribuar në lobimin për njohjen e Kosovës”, ka thënë Zeka në Frontal të T7.

Për reagimin e Donald Trump JR, Zeka ka thënë se djali i presidentit të Amerikës ka rol brenda Shtëpisë së Bardhë.

“Uroj shumë që Qeveria e Kosovës të marrë vendim sa më shpejt. Më shpejt sa njëmend të ndodhë tërheqja e trupave ushtarake amerikane. Reagimi nuk ka qenë vetëm i djalit të presidentit Trump por edhe të një senatori me shumë ndikim atje”, ka thënë Zeka.

Të ngjashme