Zemaj: Aeroporti u hap, mirë se vini mërgate

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vendimit për hapjen e linjave ajrore, ka uruar për mirë se ardhje mërgimtarët kosovarë, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se gjatë ditëve të fundit, ka aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë të gjitha përgatitjet për të hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari”.

Statusi i plotë i tij:

E morem vendimin e shumepritur. Gjate diteve te fundit kam aktivizuar te gjitha kapacitetet per t’i bere pergaditjet per ta hapur sa me pare aeroportin “Adem Jashari” te Prishtines, me qellimin kryesor qe t’i mundesohet mergates sone kthimi me i lehte ne vendlindje. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Miresevjen mergate!

Të ngjashme