Zëvendësministri që u shkarkua nga Kurti: Jam informuar nga mediet që u shkarkova

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani, e për këtë ky i fundit thotë se nuk ka pranuar vendim për shkarkimin e tij dhe se u njoftua për këtë gjë nga mediat.

Bahrim Shabani që deri sot mbante postin e zëvendësiministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, u lirua nga kjo detyrë i pa njoftuar nga kryeministri në detyrë.

Shabani për Periskopin ka thënë për lirimin e tij nga pozita e zëvendësministrit u informua nga mediat dhe se nuk ka dashur të komentojë lidhur me shkarkimin e tij.

“Unë zyrtarisht nuk e kam pranuar vendimin dhe për këtë jam informuar nga mediat prandaj nuk dua të komentoj lidhur me këtë, por më së miri është të pyesni z. Kurtin i cili e kishte marë këtë vendim”, ka thënë ai.

Mësohet se shkarkimi i tij nga kryeministri në detyrë, erdhi pasi që Shabani njihet si person i afërt me deputetin Rasim Demiri nga Grupi 6+ , grup ky që votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Menjëherë pas shkarkimit të Bahrim Shabanit, Kurti emëroi Firdion Lalën në pozitën e zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal i cili njihet si njëri i afër i deputetit Elbert Krasniqi i cili është pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend.

Të ngjashme