Zëvendësministri student, 6.8 nota mesatare e Driton Bardhecit (Dokument)

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bardheci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ekonomia Online.

“Sot, u emërova Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. E falënderoj kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë! Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’i shërbej shtetit tim dhe gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë. Zotohem se do të përkushtohem plotësisht me të gjitha kapacitetet e mija njerëzore dhe profesionale, në mënyrë që të përballemi suksesshëm me të gjitha sfidat gjatë reformës së sistemit arsimor”, ka shkruar Bardheci.

Por kush është zëvendësministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zëvendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Në shkurt të këtij viti Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës duke kundërshtuar heqjen e tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Përmes këtij aksioni, të rinjtë e AAK-së kërkuan që të mos hiqet tarifa pa njohje nga Serbia.

Driton Bardheci tani zëvendësministër kishte thënë gjatë aksinit sombolik se tarifa i ka sjellë Kosovës produkte shumë cilësore nga prodhuesit, si dhe ka krijuar vende të reja të punës.

Driton Bardheci tani është emëruar zëvendësministër në një qeveri e cila ka heq reciprocitetin me Serbinë.

Bardheci aktualisht mban edhe postin e kryetarit të të Rinjve të AAK-së.

Fotografia e Studim Kritikë Veprim

Të ngjashme