Zgjedhjet e brendshme në LVV: Për katër vitet e ardhshme nuk do të ketë proces të brendshëm më të rëndësishëm

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 14:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për medie, ku foli kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti i cili njoftoi se do të ketë zgjedhje të brendshme në organizatën e tyre. Me ç’rast kërkoi që të ketë pjesëmarrje masive në këto zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se deri më tani kanë organizuar zgjedhje në 300 pika. Ai tha se LËvizjes Vetëvendosje tani po i bashkëngjiten edhe dy struktura të reja organizative, ajo e gruas dhe e rinisë.

“Ne po i zgjedhim strukturat drejtuese dhe të deleguara të organizatës sonë, për secilin vendbanim, lagje të komunës apo fshat anë e mbanë Kosovës, sipas parimit një anëtarë një votë dhe përmes një procesi gjithëpërfshirës e shumë transparent. Deri më tani qendrat tona kanë organizuar zgjedhje në 300 pika, kurse deri nesër në mbrëmje ky numër do të shkoj deri në 316. Këtu mund të veçojmë qendrat në Podujevë, Shtime, Prizren e Kastriot. Strukturat tona, të organizuar gjithandej Kosovës e që përfaqësojnë lagjet apo fshatrat e komunave tona po i bashkëngjisim edhe dy struktura të reja organizative, ajo e gruas për VV dhe e rinisë për VV.

“14 mijë e 641 gra dhe vajza anëtare në lëvizjen tonë, do ta kenë organizatën e tyre e po ashtu edhe 17 e 331 të rijnë e të reja do ta kenë organizimin e tyre brenda LVV.

Kurti tha se do ta paraqesin edhe rregulloren e re për mërgatën.

“Natyrisht se qendrat e LVV në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën dhe formën e re të organizimit sikur brenda vendit tonë”.

Tutje ai tha se janë zgjedhjet më të rëndësishme, dhe të njëjta nuk do të ketë deri në vitin 2026.

Kurti, kërkoi që të ketë angazhim maksimal dhe të ketë pjesëmarrje masive.

“Janë zgjedhjet e brendshme të VV në një situatë të paparë, në aspektin e favorshëm”.

“Për katër vitet e ardhshme nuk do të ketë proces të brendshëm më të rëndësishëm se sa ky. Të ardhshmet do të jenë në vitin 2026.. Andaj është e domosdoshme që të përgatitet organizata jonë për këto zgjedhje për pjesëmarrje sa më të madhe”.

“Është e nevojshme që të gjithë ta kenë angazhimin maksimal, pjesëmarrja të jetë sa më masive. Ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë”.

Në këtë konferencë për media foli  edhe sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi e cila tha se deri më 15 gusht do të vazhdojnë me formalizmin e strukturave përmes zgjedhjeve në lagje e fshatra.

“Deri më datë 15 gusht do të vazhdojmë formalizmin e strukturave tona përmes zgjedhjeve në nivelin e parë organizativ, pra në lagje dhe në fshatra. Ftojmë anëtarët e LVV po edhe të tjerë që nuk janë anëtarësuar ende në VV të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm për subjektin tonë”.

E koordinatori për qendra, Valon Hoti tha se me 25 shtator do të votohet për kryetarin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje dhe për pozicionet e tjera drjetuese.

“Data 23 shtator është data ku ne do të mbyllim fushatën zgjedhore për të gjithë kandidaten në të dyja nivelet organizative dhe data 25 shtator, planifikohet të jetë dita kur e gjithë anëtarësia e VV-së voton për kryetarin e ri dhe për të gjitha pozicionet drejtuese në organizatë”.

Të ngjashme