Zyrtari i PDK-së ia rikujton ministrit Vitia kur mbante fjalime para mijëra njerëzve gjatë pandemisë

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së, Avni Bytyçi, ka publikuar një foto të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku mbante fjalime elektorale para mijëra qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të vendosen masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Ai thotë se është pro masave të duhura dhe jo për këto masa që dëmtojnë ekonominë.

Statusi i plotë:

Ky në foto është ministri aktual i shëndetësisë, duke mbajtur fjalim para mijëra qytetarëve të cilët i kishte mbledhur partia e tij në sheshin “Skënderbeu”, madje në kulmin e pandemisë.

Ministri Vitia për të organizuar këtë meting i kishte larguar kufizimet e karantinës. Jo më larg se një muaj më vonë, rastet e vdekjes dhe të të infektuarve ishin rritur. I njëjti ministër pasi i fituan zgjedhjet po i vendos sërish kufizimet. Edhe këtu, kam dëshirë të kuptohem drejtë. Unë jam për masa urgjente, por për masa të duhura.

Ekonomia jonë është në greminë edhe këtu ka po aq faj Qeveria Kurti 1, e cila e gjunjëzoi sektorin privat duke e mbyllur atë pa ju ofruar mbështetjen e duhur financiare. Vetë Albin Kurti si kryeministër e kishte dështuar zbatimin e planit emergjent financiar. Edhe a e dini pse, sepse njëjtë sikur Arben Vitia, preokupimi i tyre ka qenë protesta e jo interesi i vendi.

Unë i kam katër pyetje për Albin Kurtin:

1. Sa para dhe kur do t’i marrin ato sektori privat?

2. Mësimi online ka dështuar me zbatim edhe nga Qeveria Kurti 1, cila është alternativa?

3. Cila është strategjia për të siguruar vaksinën kundër Covid-19, edhe kur mund t’i presim dozat tjera? E këtu nuk e kam fjalën për lëmoshën nga vendet mike, por vaksinat që duhet t’i blejmë vet.

4. Cili është plani i administrimit të vaksinimit, a do të kategorizohen qytetarët në bazë të rrezikut, apo do të shohim prapë politikanë që e marrin vaksinën pa prioritet!

Të ngjashme