Zyrtari i VV-së i krahason mediet e Kosovës me sëmundjen e murtajës

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 00:24 | Nga Ekonomia Online

Arbër Vokrri, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ka lëshuar akuza në drejtim të mediave, duke i krahasuar me sëmundjen e murtajës. Ka thënë se mediat, me disa përjashtime të vogla, janë murtajë e rëndë që ka prekur Republikën e Kosovës.

“Mbes i mendimit se mediat kosovare (me naj përjashtim t’vogël) janë murtaja ma e rondë që e ka pllakosë këtë vend”, ka shkruar Vokrri, në një postim në FB.

Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, ishte një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohej nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat qe mbijetojne ne trupin e minjve dhe ne prani kalojne edhe tek njeriu. Murtaja kishte mbytur 200 milionë njerëz në gjithë botën dhe posaçërisht në Europë.

Veç kësaj, ky zyrtar i VV’së ka folur edhe për të Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi. Ka thënë se Presidenti i Kosovës ia ka gjetur ilaçin Grenellit. Ka thënë se ilaçi për Grenellin është Bekim Çollaku. Nuk e ka shpjeguar në çfarë konteksti e ka thënë ilaç për Grenellin është Çollaku.

Zyrtarë dhe aktivistë të VV’së kanë pasur një fushatë kundër Grenellit për shkak të orientimeve të tij seksuale.

Të ngjashme