Politizimi i ka dëmtuar shumë universitetet

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 11:24 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur takim me rektorët e universiteteve publike, të cilët kanë paraqitur sfidat dhe zhvillimet në universitetet e tyre.

Kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi, tha se ftesat u janë dërguar të gjithë rektorëve, por në mbledhje kanë qenë të pranishëM vetëm ai Prishtinës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës.

“Qëllimi është qe komisioni të njoftohet me sfidat dhe planet e punës për përfundimin e këtij viti akademik dhe planet për vitin e ri akademik”, deklaroi Kurteshi, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, foli për konferencën e rektorëve e cila është mbajtur më 5 korrik, ku tha se ka qenë kërkesë e rektorëve që të takohen me komisionin për arsim dhe qeverinë, sepse sipas tij, të vetëm nuk mund t’i kalojnë sfidat pa përkrahjen e institucioneve.

“Niveli i arsimit në  Kosovë është i nivelit jo të kënaqshëm, vazhdimisht kemi ankesa. Autonomia financiare e universiteteve. Të gjithë zyrtarët i kemi trajnuar, varemi nga ministria e financave për të rritur autonominë financiare”. S’mund t’i gjenerojmë këto mjete, sepse të gjitha derdhen në buxhetin e Kosovës. Secili universitet, përveç Prishtinës, kemi mungesë të buxhetit 300 deri 400 mijë euro, s’mundemi me shku me paga”, theksoi Vataj.

Vataj deklaruar se me Ligjin për Pagat profesori injorohet pasi i ulet paga, dhe me gjithë shkollimin, ai barazohet me një këshilltar të një ministri.

“Profesori i është i injoruar që me u krahasuar me këshilltarin e një ministri. Kërkojmë që ta keni parasysh, profesori i rregullt, që kalon gjithë atë shkollim, s’mund të barazohet me pagën e këshilltarit të ministrit. Është ulur paga nga ajo që e kemi aktualisht”, deklaroi Vataj.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se, pavarësisht sfidave, UP-ja duhet të jetë prestigjioz jo vetëm në rajon, dhe, sipas tij, kanë potencial që këtë ta arrijnë.

Dema shtoi se kanë bërë progres në shumë fusha. Dema theksoi se janë të interesuar që të ngrisin cilësinë në arsim sepse sipas tij ajo nuk është në nivelin e duhur.

“Progresi, për këto 2 vjet, krahas që është ndërtuar një bazament, kemi pasur progres. Kemi krijuar standarde, norma, kritere në çdo fushë, i kemi luftuar dukuritë negative, disa janë në proces. Ka rezultate në të gjitha fushat, është dashur një angazhim i madh. Kanë qenë të pezulluara studimet e doktoratës, i kemi aktualizuar”, tha Demaj.

Dema ka kërkuar më shumë buxhet për programet e studimit që rrezikojnë të mbyllen.

 Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se numri prej 8 mijë studentëve sa presin t’i kenë sivjet është shumë i madh në krahasim me kapacitetet që kanë. Ai tha se në disa drejtime kanë reduktuar numrin e studentëve dhe në disa e kanë rritur. Kosumi bëri të ditur se kanë hartuar një plan veprimi për ngritje të cilësisë dhe se pjesë të këtij plani po implementohen por me vështirësi.

Ai theksoi se nuk mund të flitet për cilësi kur një profësor ka 200 studentë. Sipas Kosumit, mesatarja duhet të jetë një profesor për 10 apo 15 studentë.

“Nëse një profesor i mëson 100 200 studentë aty s’ka cilësi. Është 10 herë me e madhe se ajo evropiane. Mesatarja duhet të jetë 1 me 10 apo 15 studentë. Ose duhet me u reduktu radikalisht për te cilën nuk jam, ose te rritet numri i stafit. Politizimi i ka dëmtuar shumë universitetet. Ajo qe është folur se po mbyllen universitetet i ka ngjasuar  fushatës dhe na kanë dëmtuar. Autonominë financiare, autonominë administrative dhe autonominë politike që jemi përgjegjës me rujt”, tha Kosumi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme