Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në Kuvendin e Kosovës, Gazmend Islami, i shoqëruar nga kandidatë të tjerë për deputetë nga kjo parti kanë mbajtur takim mobilizues me qytetarë në Pollatë të Podujevës, raporton Ekonomia Online.
Islami tha se në si deputet i ardhshëm do të kujdeset për këtë pjesë të Llapit, në veçanti për kufirin Kosovë-Serbi.
Në këtë takim, Islami ka thënë se qytetarët e Pollatës kanë treguar përkrahje të madhe për VV-në.
Postimi i plotë:
Takimin e radhës mobilizues e patëm në Pollatë të Podujvës, ku së bashku me kandidatët e tjerë, Saranda Bugojevcin, Fatmir Humollin dhe Sabri Kiçmarin, shpalosëm programin e Vetëvendosjes.
Z. Gazmend Islami në fjalimin e tij, theksoi se ai si deputet i ardhshëm do të kujdeset për këtë pjesë të Llapit, në veçanti për kufirin Kosovë-Serbi.
Gjithashtu, Islami përmendi edhe familjen patriotike Munolli, të cilët gjithmonë e dridhën armikun me trimërin e tyre.
Bashkë me banorët e Pollatës u pajtuam që mbrëmjen e 6 tetorit, ta festojmë së bashku si fitore të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje!
#GazmendIslami86 #erdhidita #Vetëvendosje