Pompeo e cilëson OBSh-në si pronë të Kinës

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar ashpër Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë një takimi privat në Britani të Madhe.

Ai ka akuzuar OBSH-në se është në xhepin e Kinës dhe përgjegjëse për vdekjen e mijëra britanikëve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pompeo u ka thënë të pranishmëve se OBSH-ja është një organizatë politike dhe jo shkencore, ndërkaq shefin e saj, Tedros Gebregesus, e ka akuzuar si të afërt me Kinën. Të pranishmit, mes të cilëve edhe 20 deputetë britanikë, kanë thënë se Pompeo në bazë të informacioneve nga inteligjenca, besonte se Kina i ndihmoi që të fitonte zgjedhjet për shef të OBSH-së në vitin 2017.

Sipas mediave, Pompeo po lobonte që Britania t’i bashkohej SHBA-së në braktisjen e OBSH-së. Mediat gjithashtu kanë kërkuar sqarim nga organizata shëndetësore, por zyrtarë të saj kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për akuzat e sekretarit Pompeo.

Të ngjashme