Pompeo: SHBA-ja ka larguar kufizimet e kontakteve me Tajvanin

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo, ka thënë se i kanë larguar kufizimet e kontakteve në mes të diplomatëve të Tajvanit me ata të SHBA-së.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së thuhet se këto kufizime ishin vendosur dekada më parë për ta “qetësuar” Qeverinë e Kinës, e cila paraqet pretendime për ishullin.

Këto rregulla tani janë të pavlefshme. Kjo masë ka mundësi ta zemërojë Kinën dhe të rrisë tensionet mes Washingtonit dhe Pekinit.

Ky vendim i ri në SHBA vjen në ditët e fundit të administratës Trump dhe në prag të ditëve të inaugurimit të Joe Biden, si president i ri.

Ekipi i Biden ka thënë se presidenti i zgjedhur është i përkushtuar për të ruajtur politikën e mëparshme ndaj Tajvanit, shkruan BBC.

Të ngjashme