Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo pas takimit që pati dje me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ShBA-ja do t’i qëndroj afër Kosovës.
“Takim i mrekullueshëm me kryeministrin e Kosoves, Hoti në Uashington dje. ShBA-ja do të qëndroj afër Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Pompeo në postimin e tij në Twitter.
Të premten, Kosova dhe Serbia, në sy të presidentit Trump, nënshkruan një marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike.