Pompeo: Zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez, prioritet i ShBA-së

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 12:55 | Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez vazhdon të jetë prioritet për administratën e presidentit Donald Trump, pavarësisht njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, gjë që është pritur me zemërim nga palestinezët.

Pompeo gjithashtu tha se ShBA mbështetë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur vetën dhe refuzoi që të komentojë lidhur me përdorimin e forcës nga ushtria e Izraelit, kundër protestuesve në kufrin me Gazën, transmeton agjencia Reuters.

Sekretari Pompeo është në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, në kuadër të udhëtimit të tij të parë në Lindjen e Mesme si kryediplomat i ShBA-së.

Pompeo u bëri thirrje palestinezëve që të rikthehen në bisedimet e paqes me Izraelin.

“Një pjesë e rëndësishme e arritjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme është zgjidhja e këtij konflikti. Për Shtetet e Baskuara është një prioritet i madh dhe do t’u ofrojë ndihmën e nevojshme, në mënyrë që të dy palët të arrijnë një zgjidhje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme