Poroshenko dhe Patriarku Ortodoks nënshkruajnë marrëveshje për pavarësim të Kishës Ukrainase

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Patriarku Ortodoks i Stambollit nënshkruan të shtunën një marrëveshje që ia hapë rrugën njohjes së kishës së pavarur ukrainase. Një veprim i tillë ka ngjallur reagimin e ashpër të Moskës zyrtare.

Patriarku Bartholomew I, u pajtua më 11 tetor që ta njohë pavarësinë e Kishës Ortodokse Ukrainase dhe ta ndajë atë nga Patriarkati i Moskës, një lëvizje e mirëpritur nga Kievi, por e vlerësuar si katastrofale nga Moska, shkruan france24.com/en, transmeton Gazeta Express.

Gjatë një vizite në Stamboll, ku do të takohet edhe me presidentin turk, Erdogan, Poroshenko nënshkroi një marrëveshje që llogaritet si fillim i hedhjes së hapave formalë për njohjen e pavarësisë së Kishës Ortodokse Ukrainase, e njohur si “Tomos”.

“Në emër të popullit ukrainas, unë i jam shumë mirënjohës Shenjtërisë së Tij dhe tërë Patriarkanës për vendimin e zgjuar dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për ta hapur rrugën drejt Zotit për popullin ukrainas dhe kishën e tyre”, deklaroi Poroshenko.

Kjo çështje parashihet ta ketë një rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, të cilat do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, pasiqë Poroshenko synon ta fitojë edhe një mandat të ri.

Patriarkati është i vendosur në Stamboll, si qendër historike e tij, dikur Konstandinopoja, kryeqytet i Mbretërisë Bizantine, para pushtimit otoman të vitit 1453.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë mbesin të tensionuara që nga vitit 2014, kur Rusia e aneksoi Gadishullin e Krimeas dhe i përkrahu rebelët, me ç’rast konflikti ende mbetet i hapur.

Të ngjashme