Porosia e Thaçit nga Haga: Më shumë dashuri për shtetin e popullin, Edi po bën historinë evropiane

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive të dhënë në Rubikon në Klan Kosova, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Thaçi tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë evropiane të shqiptarëve.

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore.  Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim.  Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët.  Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi në Rubikon.

Të ngjashme