Këto foto dramatike ofrojnë një pamje të rrallë të “Portës së Ferrit”, një nga liqenet vullkanike më të vjetër në botë.
Fotografi portugez Joel Santos ka pilotuar një dron mbi liqen për të shkrepur fotot, ndërkohë që vetë ka qëndruar vetëm disa metra larg bregut.
Liqeni, që ndodhet në Afar të Etiopisë, ndodhet brenda malit vullkanik Erta Ale. Në shtator 2005 ka ndodhur shpërthimi i fundit i tij, që vrau 250 kokë bagëti dhe detyroi evakuimin e banorëve të zonës.
Santos e ka të qartë rrezikun e afrimit kaq shumë në këtë liqen, por thotë se nuk ka aspak frikë.
“Është projekti im më i rrezikshëm. Liqeni bën që terreni të ndryshojë kohë pas kohe dhe aty ku ti mendon se i ke këmbët në terren të fortë, mund të jetë i butë dhe zhytesh në llavë“, shpjegon JoelSantos.