Portali i afërt me Vetëvendosjen godet LDK-në: Dhelpra juaj mori fund

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Portali MekuliPress i afërt me Vetëvendosjen e Albin Kurtit ka goditur Lidhjes Demokratike të Isa Mustafës.

Në një video, ky portal ka mbledhur të gjitha deklaratat e zyrtarëve të LDK-së të cilët thonin se kurrë nuk do të bënin koalicion me PDK-në, shkruan Insajderi.

“Boll me gënjeshtra! Mjaft më premtime! Dhelpëria juaj mori fund. Populli ka vendosë: Ai voton dhe beson në Vetëvendosje, mjaft na rrjepët e na poshtëruat”, shkruan ky portal mbi videon e publikuar në profilin e tyre në Facebook.

Por ky nuk është momenti i vetëm MekuliPress del kundër LDK-së dhe në mbrojtje të VV-së.

Në një shkrim tjetër, propozimin e ministrave nga Albin Kurti, portali në fjalë e quan “ofertë serioze”.

Të njëjtit e kanë publikuar edhe videon e Albin Kurtit, ku i bën të ditur emrat e ministrave të Vetëvendosjes – me mbishkrimin “të gatshëm për qeverisje”.

MekuliPress është themeluar në vitin 2003 dhe udhëhiqet nga Gëzim Mekuli. Ka kohë që e njëjta faqe mbështet politikën dhe aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme