Portieri i Konyaspor, Serkan Kirintili theu rekordin për kartonin e kuq më të shpejtë në historinë e futbollit turk të hënën në mbrëmje.
34-vjeçari u përjashtua në ndeshjen në Super Ligën Turke kundër Yeni Malatyaspor pas vetëm 13 sekondash, pas një momenti të pashpjegueshëm që i ndodhi.
Loja vetëm sa filloi kur Kirintili çuditërisht kapi topin jashtë zonës së tij, transmeton lajmi.net.
Portieri, i cili është paraqitur tre herë për Turqinë, menjëherë e dinte që ai kishte bërë një gabim masiv.
Në vend që të presë që gjyqtari Mustafë Ogretmenoglu t’i tregonte kartonin e kuq, Kirintili filloi të dilte nga fusha dhe të hiqte dorezat. Ai e dinte saktësisht se çfarë po vinte pas gabimit që bëri.
Por shikojeni se çfarë ka bërë portieri i Konyaspor.
Stop what you are doing and WATCH this now Serkan Kırıntılı broke the record for the earliest sending off ever in Turkish football history when he did this 2,22211:11 PM – Oct 21, 2019Twitter Ads info and privacy1,301 people are talking about this