Goli i portierit Tom King ka thyer rekordin botëror të Guinness si goli me distancën më të largët i realizuar ndonjëherë.
Portieri i Newport Countyt, Tom King realizoi golin nga 96 metra, nga porta e tij, duke e dërguar golin në portën kundërshtare gjatë ndeshjes së ligës së dytë të së mërkurës kundër Cheltenham Town.
“Jam absolutisht i lumtur sepse nuk është diçka që vendosa ta bëj qëllimisht. Jam i sigurt që do të jetë gjëja për të cilën do të flitet për një kohë të gjatë, kështu që jam krenar dhe i sigurt që edhe familja ime do të ndihet krenare gjithashtu” – u shpreh portieri Tom King.
Guinness World Record ™️
Newport County goalkeeper Tom King’s 105-yard goal against Cheltenham has been confirmed as a @GWR for the longest goal scored in a competitive football matchpic.twitter.com/0WjiENqVvk— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 21, 2021