Portreti i Thaçit në depon me mbeturina në MPJD, reagon fotografi Astrit Ibrahimi

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi, në një depo të mbushur me mbeturina.

U tha se ky ambient i përket Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës (MPJD).

Për këtë veprim ka reaguar fotografi i ish-presidentit Thaçi, Astrit Ibrahimi, duke thënë se fotografinë e ka bërë vetë ai në vitin 2016, dhe se është foto zyrtare.

Ibrahimi tha se “hedhja e tij në mbeturina në një depo të MPJ-së tregon sa pak e respektojmë të kaluarën, por edhe vetë protokollin e shtetit”.

“Nuk e di nëse dikush duhet të japë llogari për këtë veprim të ulët apo nëse edhe kjo do të kalojë pa shumë zë”, u shpreh ai.

Të ngjashme